Aktuale

Kryesia do të vendos për seancë të jashtëzakonshme për vlerat e luftës

Kryesia e Kuvendit ka filluar mbledhjen e jashtëzakonshme për të caktuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për dënimet e fundit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Në mbledhje po marrin pjesë përfaqësuesit e të gjitha grupeve parlamentare në Kuvend përveç atyre nga Lista Serbe.

Në seancë sipas disa informatave pritet që të nxirret një rezolutë për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së.

Mbajtja e seancës është iniciuar nga deputetë të PDK-së. Para dy ditësh Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet të akuzuarve në rastin “Drenica II” ku në mesin e të dënuarve është edhe deputeti Fadil Demaku, i cili dje ka dorëzuar mandatin e tij./KosovaPress/