Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e kryesisë gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 14:00.
Kështu kanë bërë të ditur burime të KosovaPress-it brenda kësaj partie.
Temë e diskutimit në mbledhjen e kryesisë së VV-së do të jetë përplasja e ditëve të fundit në mes zyrtarëve të kësaj partie, pas publikimit të një komunikimi të brendshëm të anëtarëve të VV-së, ku nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti fyen themeluesin e VV-së Albin Kurti./KP