Aktuale

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot për seancën e Demarkacionit

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 17:00 për të caktuar edhe zyrtarisht seancën e Demarkacionit.

Seanca e Demarkacionit do të mbahet të martën në orën 14:00 dhe këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri, ka njoftuar për Express zyra e kryetarit të Kuvendit.

E kjo seancë pritet të caktohet edhe zyrtarisht nga kryesia e Kuvendit, që do të mblidhet sot në orën 17:00. /Express