Kryeredaktori i gazetës më të madhe opozitare në Turqisë Cumhuriyet ka njoftuar të hënën ka dhënë dorëheqje duke thënë se nuk ka besim në sistem gjyqësor pas grusht shtetit të dështuar.
Një gjykatë në Stamboll e kishte dënuar në maj Can Dundar me pesë vjet e 10 muaj burg për kinse zbulim të sekreteve shtetërore përmes një shkrimi, gjë e cila e kishte zemëruar presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, raporton AFP.
Dundar u lejua që të shkojë në Gjermani pas ankesës së tij në Gjykatën e Apelit. Por ai thotë se nuk do ti dorëzohet gjyqësorit, për shkak se nuk i beson këtij sistemi pas tentativës së grusht shtetit.





















