Festivali i ëmbëlsirave do të fillojë për herë të parë nga data 4 korrik dhe do të qëndrojë i hapur nga deri më 11 korrik në sheshin “Zahir Pajaziti”.
“Festivali i ëmbëlsirave, ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla me ide kreative. Këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore (ëmbëlsirave dhe pijeve freskuese), në periudhë prej 7 ditë në 12 shtëpiza të drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Hapja e Festivalit të ëmbëlsirave do të bëhet me datë 4 korrik 2016 në sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të qëndrojë hapur deri me 11 korrik 2016. Gjatë këtyre 7 ditëve bizneset e përzgjedhura për shtëpiza lejohen të punojnë çdo ditë, nga e hëna në të dielën duke filluar prej orës 09:00 deri në orën 23:00. Asnjë shitje nuk do të lejohet para orës 09:00 si dhe pas orës 23:00.”, thuhet në një njoftim në uebfaqen e Komunës së Prishtinës.