Aktuale

Kryeqytetit i shtohet një muze

Kryeqyteti shumë shpejtë do të bëhet me një muze më shumë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit të tij sociale Facebook drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Yll Rugova.

“Është kënaqësi që sot në 100 vjetorin e lindjes së mjeshtrit të artit Ibrahim Kodra, mund të jap njoftimin në emër të Komunës së Prishtinës se brenda vitit do ta kemi të gatshëm Muzeun Ibrahim Kodra në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Rugovës.

Sipas tij brenda kësaj jave do të nënshkruhet marrëveshja për nisjen e punimeve në këtë muze.

“Tashmë jemi dakorduar me planin edhe me Fondacionin Kodra në Lugano, për bartjen e koleksionit të tyre në ekspozim permanent në Prishtinë”.

Ibrahim Kodra (1918-2006) është ndër piktorët më të njohur shqiptar të viteve 50, 60 dhe 70. Kubist dhe post-kubist që ka ekspozuar edhe me Picasson në Paris./Indeksonline/