Aktuale

Kryeqyteti i Izraelit ‘kopjon’ nismën e Bashkisë së Tiranës (FOTOT)

Verën e këtij viti, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e një nisme të re kundër ndotjes së ambienteve publike duke vendosur kamera për identifikimin e personave të cilët në kundërvajtje me rregullat ndotnin parqet apo hapësirat e tjera publike.

Për të paralajmëruar ata individë të cilët do të tentonin të ndosnin këto ambiente, Bashkia e Tiranës vendosi edhe tabelat përkatëse ku u bëhej me dije survejimi me kamera.

Vendosja e këtyre tabelave si dhe investimi për vendosjen e tualeteve të lëvizshëm nga ana e Bashkisë së Tiranës rezultoi një sukses duke sjellë një imazh tjetër Tiranës, të ngjashëm me kryeqytetet e tjera në Bashkimin Europian.

Kjo nismë e Bashkisë së Tiranës është përqafuar edhe nga një tjetër kryeqytet, që njihet për zhvillimin e tij. Drejtuesit e kryeqytetit të Izraelit, Tel Avivit, kanë “kopjuar” nismën e Bashkisë së Tiranës duke nisur edhe ata vendosjen e kamerave dhe të tabelave për të identifikuar qytetarët që do të tentojnë që të ndotin hapësirat publike.  Një fakt i tillë provohet edhe nga kjo foto e realizuar këto ditë dhjetori në Tel Aviv.

Tashmë, edhe Tirana ka filluar të japë shembuj pozitivë se si duhet të funksionojë një qytet modern dhe europian.