Aktuale

Kryeprokurori i Speciales viziton Prishtinën dhe Beogradin

Kryeprokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman, do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd ndërmjet 7 dhe 11 nëntorit 2016.

Schwendiman do të paraqitet si Kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar të formuar tashmë, do ta nënvizojë zotimin e tij për ta përmbushur mandatin e tij në mënyre të pavarur dhe energjetike, dhe do ta rikonfirmojë zotimin e tij, si dhe të bashkëfolësve të tij për këtë proces, bën të ditur një njoftim.

Schweindiman nuk do të diskutojë detaje konkrete në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Bëhet e ditur se Schwendiman në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të qeverisë, Kryeprokurorin e Shtetit, dhe zyrtarë të EULEX’it dhe të bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa në Beograd do të takohet me përfaqësues të qeverisë, të Prokurorisë për Krime Lufte, dhe të bashkësisë ndërkombëtare. /Express/