Aktuale

Kryeprokurori i Speciales falënderon Beogradin për mbështetje

Prokurori i Specializuar, David Schwendiman, pas vizitës në Kosovë, është duke qëndruar në Beograd. Ai atje ka takuar kryeministrin serb, Aleksander Vuçiq, ministrin e Jashtëm, Ivica Daciq, atë të Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, ministren e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, dhe të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq.

Në një njoftim për media thuhet se Schwendiman falënderoi ata për mbështetje të vazhdueshëm në ngritjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe rikonfirmoi zotimin e tyre për ta çuar procesin deri në fund. Ai nuk diskutoi detaje në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Ky është njoftimi: 

Prokurori i Specializuar viziton Beograd

Beograd, 11 nëntor 2016 – Z. David Schwendiman, i cili u emërua tashmë si Kryeprokuror i Zyrës së sapoformuar të Prokurorit të Specializuar, vizitoi Beograd, ku ai u takua me përfaqësues të lartë të qeverisë së Serbisë dhe, zyrtarë të gjyqësorit, si dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

Disa nga këto takime ishin me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Zëvëndëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, Zëvëndëskryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, Ministren e Drejtësisë Nela Kuburoviq dhe Ministrin e Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq. Z. Schwendiman u takua gjithashtu me përfaqësues të Prokurorisë Serbe për Krime Lufte dhe me anëtarë të bashkësisë diplomatike në Beograd.

Prokurori i Specializuar i falënderoi bashkëfolësit e tij për mbështetjen e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe rikonfirmoi zotimin e tyre për ta çuar procesin deri në fund. Ai nuk diskutoi detaje në lidhje me përmbajtjet e hetimeve.

Z. Schwendiman nënvizoi pavarësinë e tij dhe theksoi që ai do të udhëhiqet në përmbushjen e mandatit të tij vetëm nga faktet dhe ligji, që ai do të kryejë punën e tij pa frikë e pa hatër, dhe që ai është i zotuar të udhëheqë një proces i cili është legjitim dhe që perceptohet si i tillë nga të gjithë ata të cilët preken nga puna e prokurorisë.