Aktuale

Kryeprokurori i EULEX-it kërkon më shumë prokurorë në Prokurorinë Speciale

Kryeprokurori i EULEX’it, Claudio Pala në konferencën vjetore të prokurorëve të Shtetit, ka thënë se sistemi prokurorial në Kosovë është duke u zhvilluar, e më të u zhvillua edhe bashkëpunimi në mes të Prokurorisë së EULEX dhe Prokurorisë Shtetërore.

Ai ka thënë se viti i kaluar nuk ishte i lehtë për prokurorët, ku shtoi se emërimi i prokurorëve të rinj e ka gëzuar, shkruan Express.

“Kam pikëpamje pozitive nga e ardhmja, kjo shprehet nga emërimi i prokurorëve të rinj”, ka thënë pala.

Kryeprokurori i EULEX ka shtuar se me Prokurorinë e Shtetit janë ballafaquar me sfida të ndryshme, mirëpo ka shtuar se kanë qenë të përpiktë në kuadër të kornizës ligjore, por edhe në llogaridhënie.