Aktuale

Kryen marrëdhënie seksuale me të miturën, arrestohet

Një person i komunitetit rom është arrestuar nga Policia, pasi që i njëjti kishte pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e moshës së mitur, njofton Policia.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë, mbrëmjen e djeshme.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /KosovaPress/