Deklarata e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, se do të lobojë te 5 vendet e Bashkimit Europian të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka nxitur reagimin e kryeministres serbe, Ana Brnabic.
Ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk është në frymën e marrëdhënieve miqësore me Serbinë, përcjellë GazetaMetro.net
“Ajo deklaratë nuk i kontribuon bashkëpunimit, e as pajtimit në regjion, dhe nuk shoh asnjë arsye që Sllovenia të përzihet në këtë punë”, ka thënë Brnabic.
“Unë jam befasuar shumë për të keq. Do të për këtë edhe me kryeministrin e Sllovenisë”, është shprehur ajo.
Deklaratën për ndihmë rreth njohjeve nga 5 vendet anëtarë të BE’së, Pahor e dha gjatë qëndrimit në Kosovë ditë më parë, në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë. /gazetametro.net