Rajon & Botë

Kryeministrja e Britanisë nuk do hezitonte të vrasë 100,000 njerëz me bombë atomike (Video)

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka thënë pa hezitim se do të urdhëronte një shpërthim bërthamor për të vrarë 100,000 njerëz nëse është e nevojshme.

Ajo këto fjalë i tha me një debat në parlament për programin e armëve bërthamore.

Siç transmeton ‘The Indipendent’, George Kerevan nga SNP e pyeti: “A je e përgatitur për të autorizuar goditje bërthamore që mund të vrarë 100,000 burra, gra dhe fëmijë?”

May ia kthehu me një fjalë: “Po.”

Kjo deklaratë ka zgjuar një debat të gjerë mbi këtë kryeministre, tani në këtë kohë kur Britania e Madhe është në një krizë të thellë politike.

Shikoni videon më poshtë: