Aktuale

Kryeministrit i çelet rruga për SHBA, më në fund merr vizë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.
Ai është pajisur me vizë amerikane ditën e hënë, thonë burimet e lajmi.net.

Lajmi.net sot gjatë tërë ditës ka pritur konfirmim nga zëdhënësja e Qeverisë, por Donjeta Gashi ka qenë e paqasshme.

Viza e SHBA-së për Haradinajn është zyrtare, ku pritet të zhvillojë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kryeministrit Haradinaj, në janar të këtij vitit e kishte të pamundur të merrte vizë amerikane pasi ju kishte refuzuar për shkak të taksës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës.

Nga mungesa e vizës ju pamundësua udhëtimi për në Lutjet e Mëngjesit, ndonëse kishte ftesë për pjesëmarrje në këtë ceremoni. /Lajmi.net/