Rajon & Botë

Kryeministri turk shpall fitoren për referendumin, opozita kërkon rinumërim të votave

Kryeministri turk ka shpallur fitoren në referendumin e sotëm për ti dhënë Presidentit Erdogan kompetenca të reja, bazuar në rezultatet jozyrtare.

Binali Yildirim, ka folur derisa rezultatet ishin drejt përfundimit. Me rreth 99% të votave të numëruara, për “Po” votuan rreth 51.3% dhe “Jo” votuan rreth 48.7% të votuesve.

Mbështetësit e Erdoganit thonë se zëvendësimi i sistemit parlamentar në një presidencë ekzekutive do të modernizojë vendin.

Dy partitë kryesore opozitare janë duke i sfiduar rezultatet.

Partia Popullore Republikane (CHP) kërkoi rinumërimin e 60% të votave.

“Po”-ja e këtij referendumi do të bëjë që Erdogan të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2029.

Zëvendëskryeministri Veysi Kaynak, pranoi se votat që i thanë “po” referendumit ishin më të ulëta se sa pritej.

Rreth 55 milionë njerëz kishin të drejtë vote në 167,000 vendvotime, dhe pjesëmarrja u tha se ka qenë e lartë.

Tre persona u vranë në afërsi të një qendre votimi në krahinën juglindore të Dijarbakir, ku thuhet se deri të vrasja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje në lidhje me mënyrën se si ata ishin votuar./KosovaPress/