Kryeministri i Turqisë, Binali Yildrim ka deklaruar se raportet e shtetit të tij me Rusinë duhet të zhvillohen edhe më shumë.
Në intervistën për Sky News, Yildirim ka thënë se Rusinë e kanë shtet fqinj dhe “kemi të ardhme të përbashkët”.
“Ne duhet të zhvillohmë më shumë raportet me Rusinë për shkak se Turqia është fqinj me Rusinë. Ne kemi interesa të përbashkëta, kemi të ardhme të përbashkët”, ka deklaruar Yildirim, transmeton Gazeta Express.
Raportet mes Rusisë dhe Turqisë u acaruan pasi Turqia rrëzoi një aeroplan rus, duke u arsyetuar se kishte hyrë pa leje në zonën hapësinore turke.
Por presidenti turk Recep Erdogan më vonë i kërkoi publikisht falje Rusisë dhe së fundmi ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të vizitojë Shën Petersburgun ku do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Në intervistën për Sky News, kryeministri turk Yildirim ka folur edhe puçin ushtarak dhe për rivendosjen e dënimit me vdekje. Ai deklaroi se dënimi me vdekje është dëshirë e popullit turk dhe se kjo kërkesë “nuk mund të bie në vesh të shurdhër