Aktuale

Kryeministri serb shtyn për një ditë mbledhjen për Trepçën

Mbledhja e Qeverisë së Serbisë për Trepçën e paraparë të mbahet sot, është shtyrë për nesër.

 

Në ndërkohë, siç njoftojnë mediet serbe, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq po vazhdon të këshillohet me ministrat e vet rreth qëndrimit përfundimtar ndaj Ligjit të Kosovës të miratuar të shtunën për Trepçën.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën ka thënë se Serbia, lidhur me këtë rast duhet të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të KB-së. /Koha.net/