ShowBiz

Kryeministri Rama mbështet nismën e Albana Osmanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbështetur nismën e Albana Osmanit, në mbledhjen e të ardhurave për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

“Sot me Albana Osmanin për të mbështetur nismën e saj të bukur në mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut dhe që po kurohen me përkushtim të posaçëm në pediatrinë e QSUT. Vish një lule dielli që këta fëmijë të kenë një mundësi më shumë”, ka shkruar Rama në Facebook?