Rajon & Botë

Kryeministri i një shteti që nuk e njeh Kosovën uron Trump’in

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka uruar nëpërmjet një postimi në Twitter, fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.

“Urimet e mia për Donald Trump në fitoren e tij. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të përforcuar marrëdhëniet që na lidhin me SHBA, një partner i domosdoshëm”.

Jo të gjithë bashkatdhetarët e tij kanë ndarë pikëpamjet e tyre. Faqja e parë e El Periodico, një gazetë, thotë thjeshtë: “Zot fale Amerikën”.