Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të sotme, ka vendosur që të enjten, më 9 shkurt, në orën 10:00, të mbahet seanca e ardhshme plenare.
Në këtë seancë, parashihen dy interpelanca për Kryeministrin Isa Mustafa.
Përveç seancës më 9 shkurt, Kryesia ka vendosur që edhe javën e ardhshme të vazhdohet me dy seanca: njëra më 14 shkurt dhe tjetra më 15 shkurt, derisa të shqyrtohen dhe miratohen të gjitha pikat e rendit të ditës.
Po ashtu, Kryesia ka vendosur ta miratojë kërkesën e Deputetit të AAK-së , Daut Haradinaj, për debat për FSK-në./KosovaPress/