Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Ilir Metën, pas zgjedhjes në postin e Presidentit të ardhshëm të Republikës së Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa i ka uruar Meta suksese, pas marrjes së kësaj detyre të rëndësishme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim të mëtejshëm me Shqipërinë.
Duke vlerësuar lidershipin dhe kontributin e deritashëm të Meta, kryeministri Mustafa ka shprehur bindjen se eksperienca dhe maturia e Presidentit Meta do të kenë impakte pozitive për zhvillimet në Shqipëri dhe më gjerë.