Aktuale

Kryeministri Mustafa: Ne jemi shteti, nuk na frikëson arsenali. Demarkacioni do të ndodhë

“Kërcënimet, presionet dhe ultimatumet, nga kushdo qofshin ato, nuk do të bëjnë punë. As arsenali shumë i rrezikshëm për jetën e qytetarëve, sidomos të policëve tanë, që u zu dhe u prezantua para qytetarëve, nuk i lëkund institucionet e shtetit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Ai tha se “Mund të frikësohet dhe të luhatet ndonjë individ por jo shteti”.

Sipas Mustafës “Demarkacioni do të ndodhë, Asociacioni sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reformatimi dhe shume procese të tjera”.

Ai ishte i prerë në postimin e tij duke thënë se “Do të japin përgjegjësi para ligjit të gjithë ata që e dhunojnë dhe e terrorizojnë vendin. Do të punojmë në interes të Kosovës, të sovranitetit shtetëror dhe të fuqizimit ndërkombëta.”/Express