Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë një letër urimi për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga homologu i tij letonez, Maris Kucinskis.
“Më lejoni që t’ua përcjellë urimet më të ngrohta për emërimin tuaj si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe dëshirat e mia më të mira për një punë të suksesshme dhe produktive. Shpreh gatishmërinë time për një bashkëpunim dhe përparim të marrëdhënieve miqësore në mes të Letonisë dhe Kosovës”, thuhet në urim.
Kucinskis uron Haradinajn që Kosova të ketë sukses në zbatimin e reformave të domosdoshme në rrugën evropiane.