Shefi i Qeverisë, Isa Mustafa ka njoftuar se ka inauguruar edhe 20 kilometra asfalt në autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin. Aty kanë marrë pjesë udhëheqësit e Shtetit përfshirë Presidentin Thaçi e Kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Sot inauguruam 20 kilometrat e para të Autostradës Arbër Xhaferi. Është ky drejtimi rrugor 6 në kuadër të rrjetit të transportit të Evropës Juglindore e cila lidh korridoret 8 dhe 10 në Maqedoni me Prishtinën, duke i integruar qytetet e rajonit dhe qendrat ekonomike në rrjetin rajonal të transportit”, ka shkruar Mustafa.
“Autostradat e Kosovës janë konkurruese edhe me ato të vendeve të Bashkimit Evropian, janë vepra të qytetarëve të Kosovës, të financuara nga buxheti i tyre. Autostradat tona, si edhe kjo sot po e zbukurojnë tokën e mrekullueshme të Kosovës”, ka shtuar ai.