Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ambasadorin jorezident të Australisë në vend, David Stuart.
Kryeministri dhe ambasadori biseduan për progresin në Kosovë dhe agjendën zhvillimore e integruese euroatlantike të Kosovës, bën të ditur një komunikatë qeveritare.
Mustafa e informoi Stuartin për përkushtimin e Qeverisë në zhvillimin e gjithanshëm të shtetit, dhe duke shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, e falënderoi për përkrahjen e dhënë nga Australia deri më tani, njofton komunikata.
Ambasadori i Australisë shprehu përkrahjen e shtetit të tij për Kosovën dhe vullnetin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.