Aktuale

Kryeministri kërkon të çkapet Shtetit e pastaj të ruhet nga kapja e re

Isa Mustafa ka shkruar një status të gjatë me të cilin ka konfirmuar se Shteti është i kapur. Mirëpo, ka thënë se duhet vullnet për lirimin e Shtetit nga kapja e çdo segmenti.

Me këtë rast, ai ka thënë se duhet çkapur Shtetin dhe ruajtur të mos e kapë pala tjetër.

“Ajo që na nevojitet si vullnet i përbashkët është që të lirojmë nga kapja çdo segment të shtetit. Jo për ta çkapur nga njëra palë dhe për ta kapur nga pala tjetër. Por, për të krijuar hapësirë që të veprojë ligji pa ndikim politik”, ka thënë Kryeministri, në një status në FB.

Në fushatën zgjedhore, Isa Mustafa në cilësinë e liderit të LDK’së, kishte lëshuar akuza në drejtim të PDK’së se e kanë kapur shtetin dhe çdo agjenci të pavarur.

Me ardhjen në pushtet, Mustafa e ka vazhduar praktikën e njëjtë duke dërguar zyrtarë të LDK’së në bordet e pavarura dhe nëpër agjenci qeveritare. Kështu, motra e Shefes së Stafit në Kryeministri është sistemuar në Bordin e Ibër Lepencit.