Aktuale

Kryeministri: BE ka kërkuar që Demarkacioni të ratifikohet para pushimeve verore

Kryeministri Isa Mustafa tha se çështja e Demarkacionit shumë shpejtë do të shkoj në Kuvend.

“Ashtu siç kemi premtuar demarkacionin do ta procedojmë  në Kuvend”.

Ndërsa sa i përket asaj se BE ka kërkuar ratifikimin e Demarkacionit para pushimeve verore kryeministri tha se “do ta respektojmë kërkesën e BE-së”.

Mustafa këtë komente i bërë pas vizitës në fabrikën e tekstilit KosovaTex.

Ai, së bashku me ministrin e Financave Avdullah Hotin dhe atë të Diasporës Valon Muratin kanë vizituar fabrikën e tekstilit KosovaTex ku u vlerësuar puna 6 vjeçare e këtij biznesi.

Pronari Nazim Deastani tha se kompania që ai e udhëheqë ka më shumë se 300 punëtorë, por ai thotë se mendojnë që ta zgjerojnë biznesin duke sjellë investime të reja.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se marrëveshja e Stabilizim Asociimit ka sjellë përfitime për bizneset në Kosovë./klankosova/