Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka udhëtuar dy orë më gjatë se normal me aeroplan rrugës për në Australi, në mënyrë që ta shmangte kalimin mbi hapësirën ajrore të Indonezisë.
Derisa udhëtimi nga Singapori për në Sydney normalisht zgjatë tetë orë e gjysmë, udhëtimi i Netanyahut ka zgjatur mbi 11 orë, shkruan Independent, përcjell Express.
Ueb-sajtet për gjurmimin e aeroplanëve treguan se rrugëtimi i aeroplanit me të cilin po udhëtonte Netanyahu mori një rrugë tërthore në mënyrë që të mos kalonte mbi Indonezi.
Kur u pyet nga Guardian, një përfaqësues i Netanyahut e konfirmoi rrugën që mori aeroplani i tij, por nuk shpjegoi se pse kishte ndodhur ashtu.
Izraeli dhe Indonezia nuk kanë marrëdhënie formale diplomatike, pasi kjo e fundit është e përkrah fuqishëm një shtet të pavarur palestinez./Gazeta Express/