Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shprehur besimin se presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, mund të punojë së bashku me të për t’i çuar në nivelin më të lartë marrëdhëniet Izrael-SHBA.
Në një komunikatë përmes të cilës e uroi republikanin për postin e presidentit, Netanyahu tha: “I sapo zgjedhur president Trump është mik i vërtetë i Shtetit të Izraelit. Mezi pres të punoj me të për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajon,” transmeton Express.
Ai është shprehur i bindur se Trump dhe ai do të vazhdojnë ta forcojë aleancën unike mes dy vendeve.
“Kam besim se i sapo zgjedhuri president Trump dhe unë do të vazhdojmë ta forcojmë aleancën unike mes dy vendeve tona, e madje t’i çojmë në nivelin më të lartë marrëdhëniet tona,” ka thënë ai./Express/