Kryeministri italian Matteo Renzi ka pësuar një humbje të rëndë në referendum mbi planin e tij për të reformuar kushtetutën, sipas sondazheve.
Një sondazh në televizionin RAI, thotë se 42-46 % e qytetarëve kanë votuar pro reformës kushtetuese, derisa 54-58 % janë deklaruar kundër.
Referendumi konsiderohet si një barometër i ndjenjave anti-sistem në Evropë.
Renzi do të japë një deklaratë në mesnatë./KosovaPress/