Aktuale

Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në samitin e Partisë Popullore Evropiane

Kryeministri Isa Mustafa mori pjesë në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, që u zhvillua në Mastriht të Holandës.

Mustafa në rrjetin social Facebook ka theksuar se është takuar me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, ku biseduan në mënyrë të veçantë çështjen e liberalizimit të vizave, transmeton KosovaPress.

Ja postimi i plotë i Kryeministit Isa Mustafa:

Mora pjesë sot në samitin e liderëve të shteteve dhe të partive anëtare të Partisë Popullore Evropiane, që u zhvillua në Mastriht të Holandës.

Të pranishëm ishin liderët e shumë shteteve dhe qeverive të BE-së, duke përfshirë Kancelaren Angela Merkel, presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

U takova edhe me kryesuesin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, ku biseduam në mënyrë të veçantë çështjen e liberalizimit të vizave, me ç’rast kërkova përkrahjen e Grupit të EPP-së, si grupi më i madh në Parlamentin Evropian, për proceset eurointegruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave, për qytetarët e Kosovës.

Takova edhe Presidentin e EPP-së, Joseph Daul, i cili theksoi përkrahjen e mëtejme të familjes se partive evropiane të qendrës së djathtë për proceset eurointegruese të Kosovës.