Aktuale

Kryeministri i Malit të Zi në Kosovë, takohet me Haradinajn

Kryeministri Ramuhs Haradinaj ka pohuar se Kosova dhe Mali i Zi janë model i marëdhënieve të shkëlqyera në rajonal.

Ai këto kometi i bëri gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković ku edhe u shpreh vullneti i përbashkët për themelimin e bashkëpunimit dupalësh.

Haradinaj po ashtu ka njoftuar se kryeministrin e Malit të Zi i ka dhuaruar hartën e Kosovës.

“Kosova dhe Mali i Zi janë model i marrëdhënieve të shkëlqyera në rajonin tonë, të ndërtuara mbi vlerat e përbashkëta euro-atlantike dhe vizionin e të ardhmes prosperuese në paqe të përhershme. Në takim me kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković, shprehëm vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, në veçanti për intensifikimin e partneritetit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona dhe rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së. Si shenjë vlerësimi për angazhimin e kryeministrit Marković për paqe dhe stabilitet në rajon, dhe në ndërtimin e marrëdhënieve jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy shteteve tona, i dhurova sot “Hartën e Artë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, kryeministri i Malit të Zi, po qëndron në Kosovë me rastin e perurimmit të autosdradës “Arbën Xhaferi”/FaktePlus