Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot nga ora 12:00 pritet që t’i komunikojë për qytetarët masat e reja kundër koronavirusit.
Pavarësisht se po kundërshtohet nga bizneset dhe ende nuk ka një pako për rimëkëmbje, kryeministri Hoti ka vendosur që të fut vendin në izolim.
Masat e reja do të prekin më së shumti sektorin e gastronomisë, pasi që pritet të ketë kufizim të veprimit.
“Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, mban konferencë për medie, lidhur me masat e reja anti-Covid 19. (Ndërtesa e Qeverisë), ora 12:00”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dje tha se shkollat nuk do të mbyllen, por qendrat tregtare.