Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas marrjes së detyrës në Qeverinë e Kosovës, ka deklaruar se institucionet e reja të Kosovës do të përshpejtojnë proceset në të cilat ndodhet vendi, në veçanti në vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit, në forcimin e qeverisjes së mirë, zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të rrugës së integrimeve euro-atlantike.
Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën, duke i dhënë mbështetje në punë dhe angazhimet e përbashkëta të institucioneve të vendit.
Sipas njoftimit nga Qeveria, kryeministri Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të përmbushur aspiratat e vendit./KosovaPress/