Pas mbledhje së Qeverisë, Ramush Haradinaj u pyet edhe për skandalin me mish.Ai tha se çështja e mishit është duke u trajtuar në instanca të larta ekzekutive.
Ka thënë se ata e kanë ditur dhe trajtuar këtë çështje, mirëpo nuk kanë dashur të krijojnë panik, duke pohuar se rasti ka shkuar në instancat e duhura.
“Çështja veç është ngritë në instancat ekzekutive, por nuk kemi bërë një panik më të madh publik. Por në instancat ekzekutive po. Por nuk e kemi bërë një alarm të më të madh.. po në instancat e punës së zbatueshmerisë po . Edhe besoj edhe mund të japim informata më detaje se çka po ndodh. Po gjitha instancat ato të hetuesisë, policisë të AVUK-ut janë në funksion”, tha Haradinaj.