Aktuale

Kryeministri flet për liberalizimi i vizave, tregon se në cilin muaj do të ndodhë

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka folur rreth mundësisë që Kosova të marrë liberalizim të vizave në këtë vit.

Haradinaj ka përmendur muajin qershor, si kohë kur Kosova do të mund të marrë lajmin e shumëpritur për liberalizim të vizave, shkruan Insajderi.

“Aty kish mujt me u fol edhe liberalizimin e vizave, se në qershor nëse mblidhet Këshilli i ministrave, nëse parlamenti e vazhdon edhe atë trialogun edhe për parlamentin tjetër atëherë ekziston edhe një mundësi reale në qershor kur të vendoset për hapja të negociatave për Shqipërinë, kur vendoset për hapje të kapitujve për Serbinë, ndoshta do të vendoset edhe për ne për ne për liberalizimin”, ka thënë Haradinaj.