Aktuale

Kryeministri është ftuar për raportim rreth dialogut të premten në ora 12:00

Kryesia e Kuvendit ka vendosur sot që kryeministri Avdullah Hoti të raportojë për takimin në Bruksel të premten, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se pas kërkesës së kryeministrit Hoti që të raportojë për takimin me ndërmjetësimin e BE’së, janë dakorduar në kryesi që kjo seancë të mbahet të premten në ora 12:00.

Tashmë Osmani ka thënë se mbetet vetëm që të konfirmohet ora nga kryeministri. Kryeparlamentarja shton se shpreson që kësaj radhe kryeministri të përgjigjet në kërkesa.

“Ka qenë kërkesë e vazhdueshme e Kuvendit që të kemi raportime të kryeministrit edhe para nisjes në dialog edhe pas kthimit, tani pasi e morëm letrën që ai të vjen në Kuvend, e kemi ftuar për të premten për në ora 12:00. Presim përgjigje edhe njëherë, kjo është koha që e kemi kërkuar ne, duhet të jemi të sigurtë që përfundojme agjendën e seancës së paraparë ku janë në rend të ditës marrëveshjet ndërkomëbtare dhe Telekomi. Shpresoj shumë që kësaj radhe t’i përgjigjet kërkesave tona”, ka thënë Osmani.

the authorGazetaKNN