Aktuale

Kryeministri bullgar tregon se çfarë do të diskutoj sot me Thaçin dhe Haradinaj

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka arritur mëngjesi ne sotëm në Kosovë.

Borissov ka disa takime me të parët e shtetit. Menjëherë pas arritjes, Borissov ka publikuar një postim në ‘Twitter’ ku ka treguar pikat e diskutimit të sotëm në takime, shkruan Indeksonline.

Kryeministri bullgar ka thënë se në rend të ditës në këto takime janë: Integrimi në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor, paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit.

“Vetëm sa arrita për një vizitë zyrtare në Prishtinë. Takime me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Integrimi në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor, paqja, stabiliteti dhe zhvillimi i rajonit”, ka shkruar ai.

Borissov tashmë ka nisur takimin me Thaçin teksa pritet edhe një konferencë për media./Indeksonline/.