Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka dërguar një letër ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu dhe ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, për ecurinë e Vetingut.
Këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social Facebook, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Në letrën drejtuar ambasadorëve, Kryemadhi shprehet se “Vetingu është shumë i rrezikuar”. “Qeveria kërkon të kapë Vetingun. Vendimet e maxhorancës në Kuvend dhunojnë pavarësinë e Vetingut. Qeveria, presion Vetingut përmes shkurtimit të financimit”, shprehet ndër të tjera Kryemadhi.
Kryemadhi në tekstin e letrës është shprehur se ”me VKM për administrimin synohet kontrolli i Vetingut përmes Ministrisë së Drejtësisë. Fillim tepër negativ i reformës në drejtësi. Po tronditet besimi i shqiptarëve tek reforma në drejtësi”, shprehet ajo.