Kreu kosovar i diplomacisë, Enver Hoxhaj, ka treguar se në turin lobues në New York ka takuar edhe përfaqësuesit e Greqisë, Izraelit, Sudanit Jugor dhe Singaporit.
Atyre ka thënë t’u ketë kërkuar t’i bashkohen listës prej 111 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ka një gatishmëri në rritje të shteteve hezituese për ta njohur Kosovën dhe për këtë jam optimist”, ka thënë Hoxhaj, teka ka treguar se ka takuar edhe përfaqësuesit e shteteve mike si Franca, Italia e Finlanda me të cilët thotë të ketë diskutuar çështjen e koordinimit për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare në muajt e ardhshëm.