Një ditë pasi Gjykata e Apelit nuk ka pranuar të ndryshojë masën e sigurisë për kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i akuzuar për falsifikimin e formularëve të dekriminalizimit, Rroshi organizon një ceremoni për festën e Fiter Bajramit.
“Sërish ne e vazhdojmë traditën unike të tortës gjigande në shesh në ditën e bekuar të Bajramit”, shkruan Rroshi, duke e shoqëruar shkrimin me një foto të tortës gjigandë të vendosur në Kavajë.
