Rajon & Botë

Kryebashkiaku i Houston, paralajmëron më të keqën: Niveli i ujit po ngritet, 6 milion njerëz të ngujuar në shtëpi (Video)

Me gjithë intervenimin e shpejtë të njësive të emergjencës në Houston, ata nuk mjaftojnë sepse bëhet fjalë për nevojën e evakuimit të 6.5 milion njerëzve, ka thënë Sylvester Turner kryebashkiaku i Houston.

Ndërkaq kryebashkiaku i Houston është i vendosur në vendimin e tij për të mos e evakuar qytetin, duke thënë se “nuk mund të evakuosh 6.5 milionë njerëz” sepse “do të kishte qenë kaotike dhe më e rrezikshme t’i vendosja njerëzit në rrugë, është njësoj si ti vrasësh me vetëdije”, raporton CNN, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se më sigurt për momentin është që njerëzit të rrinë në shtepitë e tyre pavarësisht ngritjes së nivelit të ujit, duke shpresuar në ndalimin e reshjeve./Indeksonline/

https://youtu.be/Acap3IrCYYk