Aktuale

Krujë, shpërthim eksplozivi në hyrje të një lokali

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në hyrje të një lokali në Krujë pak pas mesnatës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:23, kur policia ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar- Restorant në pronësi të 41 vjeçarit M.V., banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Për pasojë nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka të lënduar.

Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët antieksploziv.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© Te gjitha te drejtat e rezervuara KosovaPress.