Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Erald Nika nga fshati Kameras i Fushë Krujës
Nika, në orët e mbrëmjes së djeshme, si pasojë një konflikti çasti, ka plagosur me pistoletë një djalë 18 vjeç, bashkëfshatarin e tij. I plagosuri u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Me të marrë njoftimin, në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, që arrestuan autorin dhe dhe mblodhën provat.
Në vendin e ngjarjes u gjetën si prova materiale: arma e krimit, një pistoletë me mulli pa numër dhe dy gëzhoja, kalibri 7.62mm, mod.54.
Autori rezultoi person me precedentë penalë të mëparshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje”e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.