KRU “Radoniqi” rikujton Konsumatorët se vazhdojnë me proceduarat e faljes së borxheve, bazuar në Ligjin për faljen e borxheve.
KRU “Radoniqi” fton të gjithë konsumatorët përfitues që të paraqiten në zyrën për konsumatorë dhe të përfitojnë nga falja.
Po ashtu në njoftim thuhet që të gjithë ata konsumatorë të cilët kanë lidhur marrëveshje për falje të borxhit me Kompaninë, dhe nuk i janë përmbajtur marrëveshjes për pagesë të kësteve mujore, sipas Ligjit ne kemi filluar që të iu rikthejmë borxhin e mëparshëm, konsumatorëve që nuk i kanë paguar këstet mbi 2 muaj.
Luten konsumatorët që ti përmbahen marrëveshjeve të lidhura me KRU “Radoniqi”.
KRU “Radoniqi” po ashtu vazhdon apelet drejtuar konsumatorëve për kursimin e ujit dhe zyrtarë nga kjo kompani bëjnë të ditur që po dënohen keqpërdoruesit dhe nuk do të ndalen derisa të vetëdijesohen Konsumatorët për mos keqpërdorimin e uji të pijes nga rrjeti i ujësjellësit.