Shumica prej tyre jetojnë në Kroaci.
Por këtë të diel ata u kthyen për vizitë në Janjevë, për të vizituar miqtë e familjarët që jetojnë në Janjevë të Lipjanit, vendbanim me shumicë kroate.
Për hatër të mysafirëve u mbajt edhe një meshë në kishën e Shën Kolit.
E për këta kroat presidenti i vendit Hashim Thaçi ka propozuar të kenë një ulëse të rezervuar në parlamentin e Kosovës.
Kjo iniciativë po ju pëlqen atyre.
Edhe për banoren e dikurshme të Janjevës që jeton tani në Kroaci, Slavica Duric, është gjë e mirë që bashkëkombësit e saj të përfaqësohen në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ajo mendon se nuk do të ndikojë në kthimin e kroatëve në Janjevë.