Kroacia dhe Kosova janë duke e zhvilluar takimin në terren të vështirë, ku fusha është e mbushur me ujë nga shiu i cili po bie pa ndërprerë.
Në stadiumin “Maksimir Arena” të Zagrebit, lojtarët po e kanë të vështirë të organizojnë sulme të mirëfillta, pasi fusha është e mbushur me ujë, raporton KosovaPress.
Kosova deri në këto momente është duke u paraqitur mirë dhe si duket kanë lënë mbrapa hamjen e thellë që kanë pësuar në Shkodër./KosovaPress/