Rajon & Botë

Kriza politike në Maqedoni trondit dhe biznesin

Pse gjatë çdo ndërrimi të pushtetit tronditjet më të mëdha i përjeton biznesi?

Hulumtimi i SCOOP-it tregoi se te kompanitë me rritje të shpejtë të cilat i kanë fituar gati të gjithë tenderët në vitet e kaluara, ka ndryshime në raport me ndërrimeve të strukturave pronësore ose transferim të kapitalit.

Ekspertët thonë se reaksionet e këtilla janë të nxitura nga frika se ndërrimi i pushtetit mund të ketë pasoja ndaj tyre, prandaj pronarët të cilët e kanë fituar kapitalin e tyre jo përmes favorizimit të tregut ose në mënyrën e paligjshme dëshirojnë të lirohen nga bizneset e tyre dhe i shesin shpejtë, shkruan SCOOP.

Paraqitja e televizionit TV NOVA në tregun е mediumeve në vitin 2015 tërhoqi një vëmendje të madhe në opinion. Në të njëjtin vit, pronari i këtij mediumi, Sead Koçan, përmes kompanisë së tij “Transmet” kishte lidhur kontrata për punë ndërtimore me kompanitë shtetërore në vlerë prej 3.2 milionë eurosh.

Rritja e bizneseve të tija ishte e shpejtë, një sukses për të cilin ekspertët thonë se është rezultat i afërsisë së tij me pushtetin. Në njërin e materialeve të përgjuara, të cilat i ka publikuar opozita, nga ana e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ishte përmendur edhe emri i tij.

Në një bisedë me ish-drejtorin e ELEM-it, Vllatko Çingovski, Gruevski kërkon që t’i kryhet puna biznesmenit të cilin e emëron si “ai që ka Sead Ibiza”.

Kjo ishte e mjaftueshme që Prokuroria Publike Speciale (PSP) të fillojë një rast të ri, të ciline emëroi si „Trust“, në të cilin Koçan si pronar i kompanisë “TRANSMET”, së bashku me një nënshkrues të autorizuar të kompanisë “Sileks Nemetali”, Vasilije Aviroviq dhe udhëheqësin e kompanisë “VATO”nga Shkupi, Safet Vatiq, janë të dyshuar se me dokumente të falsifikuara kanë fituar një tender në vlerë prej 17 milionë eurosh.