Katër vendet arabe që e udhëheqin izolimin e Katarit nuk po insistojnë më që Katari t’iu bindet listës me 13 kërkesa specifike të cilën e përpiluan muajin e kaluar.
Diplomatët nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti kanë thënë para gazetarëve në OKB se tash krejt çka duan ata është që Katari t’i pranojë gjashtë parime të gjera, transmeton Express.
Ato përfshijnë, përkushtimin për ta luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin dhe t’iu jepet fund veprimeve provokatore dhe nxitjeve.
Katari ende nuk ka komentuar rreth kësaj çështje, e cili e mohon se e ndihmon terrorizmin.
Katari ka refuzuar të pajtohet me çfarëdo mase që ia kërcënon sovranitetin apo që shkel ligjin ndërkombëtar, dhe e denoncon, siç thotë, rrethimin që ia kanë bërë fqinjët.
Kufizimet ajrore, detare dhe tokësore të vendosura kundër tij para gjashtë javëve kanë shkaktuar çrregullim në Katar, i cili varet nga importet për t’i plotësuar nevojat themelore të popullit./Express/