Më shumë se 5 mijë grupe për krim të organizuar në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian ndodhen nën hetime, thuhet në raportin e Europolit.
“EU Observer” shkruan se raporti tregon fakte të mjaftueshme se krimi i organizuar është gjithnjë e më i aftë për t’u zgjeruar në gjithë Evropën.
Hetimet, siç thuhet, deri më tash kanë theksuar rëndësinë e mafive, të cilat flasin gjuhën ruse dhe turke, rrezikun nga grupe tjera më pak të njohura në nivel ndërkombëtar dhe aktivitetet e bandave vietnameze kryesisht në lindje të Evropës.